» AGIM NEBI KURRIKULUM AL

AGIM NEBI KURRIKULUM AL

KURIKULUM

AGIM NEBI

PIKTOR – MOZAICIST

EMERI: AGIM

MBIEMRI: NEBI

LINDUR ME 30-11-1950 ne KORCE

KOMBESIA: SHQIPTARE

Cell: 0039 3400875779

WebSite: WWW.NEBIMOSAICI.COM

nebimosaici@libero.it

AKTIVITETI ARTISTIK

1960-65: RRITUR NË AMBIENTET E ARTISTËVE MË TË NJOHUR SHQIPËTARË NË

TIRANË, I NËNSHTROHET NJË PROGRAMI TE FORTË PËR TË PËRVETËSUAR SA MË MIRË TEKNIKAT E NDRYSHME TE ARTIT FIGURATIV; VIZATIMIN, KOMPOZIMIN,

ANATOMINË TË CILAT KONTRIBUAN NË MËNYRË VENDIMTARE NË FORMIMIN E TIJ SI ARTIST.

1967-72 : Në konkursin per liceun artistik “Jordan Nisja” Tiranë, konsiderohet nga opinioni artistik i kohës si talent i rralle.

Per këtë:

I akordohet nga ministria e Kulturës, pedagog personal e program spezial për katër vjet, (rast i vetëm në Shqipëri).

1972-77 : Ndjek studimet ne akademine e arteve ne Tiranë në degën e pikturës monumentale. Me iniciativen e tij e në mënyre autodidakte mbron diplomën me gjininë e mozaikut, (lëndë që mungonte ne programin e fakultetit). Vlerësohet me maksimumin e votave.

1977 : “ LIRIA ” mozaik parjetal me gurë natyralë 3×4 me. Ndodhet në ambjentet e Akademisë ( bashkëautor ).

1977 : Pranohet anëtar i lidhjes së shkrimtarëve e artistëve të SHqipërisë.

1977 : Në ditët e fundit të akademisë dëgjon për një konkurs kombëtar që do zhvillohej në Tiranë, per veprën e parë të pikturës monumentale që do të aplikohej në arkitekturën shqiptare.

Ministria e kulturës harton listën e rezervuar të pjesëmarrësve ne konkurs, me artistët më të njohur e të afirmuar të asaj kohe.

Edhe pse akoma student Agimi shpreh dëshirën e ngul këmbë për të marë pjesë dhe ai në këtë konkurs.

I plotësohet dëshira për të konkuruar.

Komisioni shtetëror me përfaqësues të qeverisë në mbledhjen e tij, midis shumë boceteve te ekspozuara në sallen e Lidhjes së Shkrimtarëve, zgjedh bocetin e Agimit.

Vepra rezulton fituese e konkursit dhe per vitin 1978 Agimi angazhohet me leje te gjatë krijuese per realizimin e saj.

Vepra titullohet “ FESTA E GRURIT ”, mozaik parietal 9×4 m. ndodhet në Hotel Tirana (PIACA SKËNDERBE).

Suksesi i kësaj vepre nxiti ministrinë, arkitektët e muzeut historik dhe qeverinë të vendosin që edhe per fasadën e muzeut historik te bëhej mozaik.

Për këtë, përvec Agimit u zgjodhën edhe katër artistë të tjerë për të përballuar dimensionin gjigand të fasadës.

Mozaiku titullohet “ SHQIPËRIA ” (bashkëautor) realizuar me zmalt me dim. 600 m²

Mbas kësaj vepre të rëndësishme emërohet përgjegjes në Qëndrën e Realizimit të Veprave të Artit “ Q.R.V.A. ” ne Tiranë, e vetmja në Shqipëri.

Në ato vite Agimi ngarkohet nga shteti për realizimin e shumë veprave me rëndësi të vecantë si zbukurimi i Vëndvarrimit të Skënderbeut, Muzeu i B. Currit, Muzeu i Kolonjës, Muzeu i Borovës etj….

VEPRAT

1977-78 : Fitues i konkursit kombëtar në Shqiperi për vepren që do realizohej në Hotel Tirana tek sheshi “Skënderbe”

FESTA E GRURIT ” mozaik 9×4 m. gurë natyralë. Ndodhet në Hotel Tirana.

1979 : “ MËSUESI I PARË I GJUHËS SHQIPE

(kushtuar Petro Nini Luarasit) mozaik 5×2 m, ndodhet në muzeun historik, Ersekë.

1979 : “ FEMIJËT ” Mozaik me gurë naturalë ndodhet në shtepinë e kulturës Ersekë.

1980-82 : “ SHQIPËRIA ” Vepra ndodhet në fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar, mozaik monumental në zmalt afërsisht 600 m² (bashkëautor).

1982 : Emërohet nga Ministria e Kulturës si Përgjegjës i ateliesë të pikturës monumentale pranë qendrës të realizimit të veprave të artit në Tiranë

( Q.R.V.A. e vetmja ne Shqipëri )

1985: “ FLAMURI ” VËNVARRIMI I SKËNDERBEUT mozaik në zmalt 50 m² ndodhet në Lezhë.
1986: “ JEHONA E SKËNDERBEUT ” Mozaik parietal me gurë natyralë 8×3 m. Ndodhet në Muzeun Historik të Bajram Currit.
1986: Dy mozaikë lirike “ TAVERNA AGOLLI ” Tirane vepër parjetale
6 m² me gurë natyralë.

1987: “ STUDENTËT ” Mozaik monumental parjetal me qelq 8 x 5 m.
( bashkëautor ). Fasada e Muzeut të Institutit Bujqësor, Tiranë.

1988: “ MOTIVE BARITORE ” Mozaik parietal me gurë natyral 6 x 2 m. Ndodhet në Hotel Turizmi Rrëshen.
1988: Turizmi i Skraparit “ MOTIVE FOLKLORIKE ” Mozaik parietal me gurë natyral 4 x 2 m.

1988: Muzeumi i Skraparit “ BARINJTË ” Mozaik me gurë natyralë
(porositur nga Ministria e Kulturës).

1989: “ MASAKRAT E BOROVËS ” Mozaik monumental parietal 12 x 4 m. gurë natyralë. Vepra ndodhet në Borovë, në magazinë e pa montuar
(e konsideruar nga sistemi politik i kohes me influenza te huaja moderniste).

1989: Dekorohet me urdhërin “ NAIM FRASHËRI ” i kl. të parë.
1993 : MBËSHTET LEVIZJEN DEMOKRATIKE NE SHQIPËRI DHE HEQ SIMBOLET SKEMATIKE NGA MOZAIKU “ SHQIPËRIA ” NE FASADEN E MUZEUT HISTORIK KOMBËTAR.

Puna për heqjen e simboleve u bë nën presionin e opozitorëve te demokracisë. Ndërkohe i akordohet nje vizë nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe më 1994 hyn në Itali.

Gjatë viteve në itali ka realizuar një sërë veprash monumentale te montuara në vënde të rëndesishme të shoqerisë, të kulturës e asaj fetare italine. Të dokumentuara këtu në kurikulum dhe ne website personal: www.nebimosaici.com.

AKTIVITETI ARTISTIK NË ITALI

NAPOLI: Kisha “ MADONNA DELLA LUCE ” 100m² mozaik i realizuar në zmalt venecian.

MASSA LUBRENZA: 13 Mozaikë parjetalë (20m², gurë natyralë).

SORRENTO : “ SIRENAT DHE FEMIJA ” 3m² , gurë natyralë

NAPOLI : 10 Mozaikë me gurë natyrale , vila private ( Casale ), 10m² .

JUGOSLLAVI : “ STEMA E BANKËS KARIC ” Mozaik 5m²

BITRITTO : “ SAN NICOLA DI BARI ” Mozaik me gurë natyralë gjysëm të cmuar dim. 240X170 cm.

POLIGNIANO A MARE : “ SOLO MARE TRA DI NOI ” (Mozaik dedikuar miqësisë midis Shqipërisë dhe Italisë realizuar më 1994

PARCHITELLO (BA) : “ MUZIKA” Gurë natyralë.

BITONTO (BA) : “ KUAJT ” Mozaik gurë natyralë. 6m². (veper parietale)

PARCHITELLO (BA): “ VAJZAT NE LUMË ” Mozaik parietal me gurë natyralë 200×150 cm.

QUASANO (BA) : “ ISABELLA D’ITALIA ” Mozaik pavimental, realizuar për firmën pugliese më të njëjtin emër. 9m².

QUASANO (BA) : Kisha “ MADONNA DEGLI ANGELI ” , Mozaik gurë natyralë 24m² .

BITRITTO (BA) : “ PADRE PIO ” Mozaik monumental 240×170 cm, gurë

natyralë

ADELFIA ( BA) : 2 Mozaikë parietal me dimensionin 3m² .

TORITTO ( BA) : “ STEMA E BASHKISË ” Mozaik pavimental me gure natyralë 4m² .

TORITTO ( BA) : Monumenti “ NËNË TEREZA ” Mozaik parietal me zmalt venezian. Ndodhet në sheshin me të njëjtin emër në Toritto.

TORITTO ( BA) : “ SOLO MARE TRA DI NOI ” Mozaik monumetal parjetal me gurë 6m², ndodhet në sheshin Aldo Moro, Toritto.

TORITTO ( BA) : “ VIA CRUCIS” (Kisha san Nicola) 14 mozaik parietal me gurë natyralë 14m².

GRUMO (BA) : Mozaiku “BERSAGLIERI” vepër publike monumentale parietale me zmalt venecian dim. 12m², ndodhet ne sheshin kryesor te qytetit Grumo Appula (BA).

TORITTO ( BA) : “ NATYRA ” Mozaik parietal, PALAZZO STELLA.

BINETTO (BA) : STEMA e qytetit , mozaik parietal.

PIZA : “ EROI” Mozaik monumental parjetal ne zmalt dhe gurë natyralë. Gjendet në Bazen e Zjarrëfikësve në Piza. dim 10m².

BARI : “ PUGLIA” Mozaik monumental me zmalt venezian dim. 20m². Ndodhet ne fasaden e pavjonit REGIONE PUGLIA Fiera Del Levante.

ACQUAVIVA (BA) : “ MADONNA DELLA PALESTINA ” Mozaik ne zmalt. Ndodhet ne Katedralen e Akuavivës.

TIRANE : “ SEDE DELLA REGIONE PUGLIA ” në Shqipëri, Tiranë

SOLO MARE TRA DI NOI ” Mozaik konvencional monumental. Vepra prezanton vëllazërimin midis dy shteteve: Shqipërisë dhe Italis.

Veprat e lartë përmëndura janë realizuar kryesisht me teknikën e mozaikut. Aktiviteti artistik përfshin një numër te madh veprash të teknikave të ndryshme të papërmëndura më lart, ne pikturën e kavaletit, afreskut, skulpturës, grafikë, pllakatit etj… Të vendosura në vënde të ndryshme publike e private në Shqipëri,Itali, Jugosllavi, Greqi etj…

Që nga viti 1979 – 1990 është pjesmarrës në të gjitha ekspozitat kombëtare të artit figurativ në Shqipëri.

Ka ilustruar nje sërë librash për të rritur e për fëmijë në Shqiperi.

Ka restauruar disa monumente të rëndësishme si mozaikët e Apollonisë, mozaiket e Linit etj….

Ka marrë pjesë dy herë në Fiera del Levante ne Itali, (me ekspozita personale) ku ka përfaqësuar Shqiperin me veprat e tij.

Në Itali ka hapur disa ekspozita personale me teknika të ndryshme të artit.

Të gjitha ekspozitat personale dhe aktivitetet artistike ne Itali, kane qënë të titulluara “SOLO MARE TRA DI NOI

(konsideruar ky titull nga autori si mesazh për miqësinë midis dy vëndeve)

Në inaugurimet e veprave publike, kanë qënë prezente Flamuri Kombetar dhe autoritetet e Konsullatës Shqiptare në Itali dhe në të gjitha raste është interpretuar Himni kombëtar Shqiptar.

Me krijimtarine e tij si mozaiçisti i pare ne Shqiperi, firmos nje stil origjinal qe pa frike mund ta quajme shqipetar.

Prezenca e veprave te tij monumentale te montuara ne ambientet me te rendesishme te shoqerise ne Shqiperi e Itali, manifeston ne menyre te pa diskutushme vlerat e medha te artit e kultures kombetare shqipetare.

1981 – 1990

KA QËNË I NGARKUAR ME KËTO DETYRA

  1. MËSUES VIZATIMI E PIKTURE NË LICEUN ARTISTIK “J. MISJA” TIRANË ”
  1. RESTAURATOR NE SEKTORIN E ARTIT PRANË INSTITUTIT TË MONUMENTEVE NE TIRANË.
3 – ANËTAR I JURISË NË GALERINË KOMBËTARE TË ARTEVE FIGURATIVE NË TIRANË

4ANËTAR I JURISË PËR ARTET E APLIKUARA PRANË LIDHJES SË SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE TE SHQIPËRISË.

5 – ANËTAR I KOMISIONIT SHTETËROR NE AKTIVITETE ARTISTIKE

KOMBËTARE .

  1. PËRGJEGJES I ATELIESË SË PIKTURES MONUMENTALE NE QËNDRËN E REALIZIMIT TË VEPRAVE TË ARTIT (Q.R.V.A) TIRANË.
  2. ANËTAR I KOMISIONIT PËR ZBUKURIMIN E TIRANËS (ne komitetin ekzekutiv të Tiranes)
  3. ASISTENT PEDAGOG PËR NEOLAUREATI NË AKADEMINË E ARTEVE TË BUKURA TIRANË.
  4. – ANËTAR I A.I.M.C ( SHOQATA INTERNAZIONALE E MOZAICISTËVE)

MBAN KETO TITUJ

1983 – URDHËRI “ NAIM FRASHËRI ” I klasi – II.

1989 – URDHËRI “ NAIM FRASHËRI ” I klasi – I.

2013 – “ QYTETAR NDERI “ Në Itali (Toritto)

2020 – TITULLI “ MJESHTER I MADH”

STUDIO NEBIMOSAICI

© Nebimosaici Grafica By E.Kallmi Tutti i Diritti Riservati Up