» AGIM NEBI KURRIKULUM AL

AGIM NEBI KURRIKULUM AL

KURIKULUM

AGIM NEBI

PIKTOR – MOZAICIST

EMERI: AGIM
MBIEMRI: NEBI
LINDUR MË 30-11-1950 në KORCË
KOMBËSIA: SHQIPTARE
Cell: 0039 3400875779

E-Mail: nebimosaici@libero.it
WebSite: WWW.NEBIMOSAICI.COM

AKTIVITETI ARTISTIK

1960-65: RRITUR NË AMBIENTET E ARTISTËVE MË TË NJOHUR SHQIPËTARË NË TIRANË, I NËNSHTROHET NJË PROGRAMI TE FORTË PËR TË PËRVETËSUAR SA MË MIRË TEKNIKAT E NDRYSHME TE ARTIT FIGURATIV; VIZATIMIN, KOMPOZIMIN, ANATOMINË TË CILAT KONTRIBUAN NË MËNYRË VENDIMTARE NË FORMIMIN E TIJ SI ARTIST.

1967-72 : Në konkursin per liceun artistik “Jordan Nisja” Tiranë,
konsiderohet nga opinioni artistik i kohës si talent i rralle.
Per këtë:
I akordohet nga ministria e Kulturës, pedagog personal e
program spezial për katër vjet, (rast i vetëm në Shqipëri).


1972-77 : Ndjek studimet ne akademine e arteve ne Tiranë në degën e
pikturës monumentale. Me iniciativen e tij e në mënyre autodidakte mbron
diplomën me gjininë e mozaikut, (lëndë që mungonte ne programin e fakultetit).
Vlerësohet me maksimumin e votave.


1977 : “ LIRIA ” mozaik parjetal me gurë natyralë 3×4 me. Ndodhet në
ambjentet e Akademisë ( bashkëautor ).


1977 : Pranohet anëtar i lidhjes së shkrimtarëve e artistëve të SHqipërisë.

1977 : Në ditët e fundit të akademisë dëgjon për një konkurs kombëtar që do zhvillohej në Tiranë, per veprën e parë të pikturës monumentale që do të aplikohej në arkitekturën shqiptare.
Ministria e kulturës harton listën e rezervuar të pjesëmarrësve ne konkurs,
me artistët më të njohur e të afirmuar të asaj kohe.
Edhe pse akoma student Agimi shpreh dëshirën e ngul këmbë për të marë
pjesë dhe ai në këtë konkurs.
I plotësohet dëshira për të konkuruar.
Komisioni shtetëror me përfaqësues të qeverisë në mbledhjen e tij, midis
shumë boceteve te ekspozuara në sallen e Lidhjes së Shkrimtarëve, zgjedh
bocetin e Agimit
.
Vepra rezulton fituese e konkursit dhe per vitin 1978 Agimi angazhohet me
leje te gjatë krijuese per realizimin e saj.
Vepra titullohet “ FESTA E GRURIT ”, mozaik parietal 9×4 m. ndodhet në
Hotel Tirana (PIACA SKËNDERBE).


Suksesi i kësaj vepre nxiti ministrinë, arkitektët e muzeut historik dhe
qeverin të vendosin që edhe per fasadën e muzeut historik te bëhej mozaik.

Për këtë, përvec Agimit u zgjodhën edhe katër artistë të tjerë për të
përballuar dimensionin gjigand të fasadës.
Mozaiku titullohet “ SHQIPËRIA ” (bashkëautor) realizuar me zmalt me
dim. 600 m²


Mbas kësaj vepre të rëndësishme emërohet përgjegjes në Qëndrën e
Realizimit të Veprave të Artit “ Q.R.V.A. ” ne Tiranë, e vetmja në Shqipëri.

Në ato vite Agimi ngarkohet nga shteti për realizimin e shumë veprave me rëndësi të vecantë si zbukurimi i Vëndvarrimit të Skënderbeut, Muzeu i B. Currit, Muzeu i Kolonjës, Muzeu i Borovës etj….

VEPRAT

1977-78 : Fitues i konkursit kombëtar në Shqiperi për vepren që do realizohej në Hotel Tirana tek sheshi “Skënderbe”
FESTA E GRURIT ” mozaik 9×4 m. gurë natyralë. Ndodhet në Hotel
Tirana.


1979 : “ MËSUESI I PARË I GJUHËS SHQIPE
(kushtuar Petro Nini Luarasit) mozaik 5×2 m, ndodhet në muzeun historik,
Ersekë.


1979 : “ FEMIJËT ” Mozaik me gurë naturalë ndodhet në shtepinë e kulturës
Ersekë.


1980-82 : “ SHQIPËRIA ” Vepra ndodhet në fasadën kryesore të Muzeut
Historik Kombëtar, mozaik monumental në zmalt afërsisht 600 m²
(bashkëautor).


1982 : Emërohet nga Ministria e Kulturës si Përgjegjës i ateliesë të pikturës
monumentale pranë qendrës të realizimit të veprave të artit në Tiranë
( Q.R.V.A. e vetmja ne Shqipëri ).


1985 : “ FLAMURIVëndvarrimi i Skënderbeut mozaik në zmalt 50m² ndodhet në Lezhë.


1986 : “ JEHONA E SKËNDERBEUT ” Mozaik parietal me gurë natyralë
8×3 m. Ndodhet në Muzeun Historik të Bajram Currit.


1986 : Dy mozaikë lirike “ TAVERNA AGOLLI ” Tirane vepër parjetale 6m² me gurë natyralë.


1987 : “ STUDENTËT ” Mozaik monumental parjetal me qelq 8 x 5 m.
( bashkëautor ). Fasada e Muzeut të Institutit Bujqësor, Tiranë.


1988 : “ MOTIVE BARITORE ” Mozaik parietal me gurë natyral 6 x 2 m.
Ndodhet në Hotel Turizmi Rrëshen.


1988 : Turizmi i Skraparit “ MOTIVE FOLKLORIKE ” Mozaik
parietal me gurë natyralë 4 x 2 m.

1989 : Muzeumi i Skraparit “ BARINJTË ” Mozaik me gurë natyralë
(porositur nga Ministria e Kulturës).


1989 : “ MASAKRAT E BOROVËS ” Mozaik monumental parietal 12 x 4 m. gurë natyralë. Vepra ndodhet në Borovë, në magazinë e pa montuar
(e konsideruar nga sistemi politik i kohes me influenza te huaja moderniste).


1990 : Dekorohet me urdhërin “ NAIM FRASHËRI ” i kl. të parë.


1993 : MBËSHTET LEVIZJEN DEMOKRATIKE NE SHQIPËRI DHE HEQ
SIMBOLET SKEMATIKE NGA MOZAIKU “ SHQIPËRIA ” NE FASADEN
E MUZEUT HISTORIK KOMBËTAR.


Puna për heqjen e simboleve u bë nën presionin e opozitorëve te demokracisë.
Ndërkohe i akordohet nje vizë nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe më 1994 hyn në Itali.


Gjatë viteve në itali ka realizuar një sërë veprash monumentale te
montuara në vënde të rëndesishme të shoqerisë, të kulturës e asaj fetare
italine.
Të dokumentuara këtu në kurikulum dhe ne website personal:
www.nebimosaici.com .

1994 AKTIVITETI ARTISTIK NË ITALI

NAPOLI: Kisha “ MADONNA DELLA LUCE ” 100m² mozaik i realizuar
në zmalt venecian.


MASSA LUBRENZA: 13 Mozaikë parjetalë (20m², gurë natyralë).

SORRENTO : “ SIRENAT DHE FEMIJA ” 3m² , gurë natyralë


NAPOLI : 10 Mozaikë me gurë natyrale , vila private ( Casale ), 10m² .

JUGOSLLAVI : “ STEMA E BANKËS KARIC ” Mozaik 5m²


BITRITTO : “ SAN NICOLA DI BARI ” Mozaik me gurë natyralë gjysëm
të cmuar dim. 240X170 cm.


POLIGNIANO A MARE : “ SOLO MARE TRA DI NOI ” (Mozaik
dedikuar miqësisë midis Shqipërisë dhe Italisë realizuar më 1994


PARCHITELLO (BA) : “ MUZIKA” Gurë natyralë.

BITONTO (BA) : “ KUAJT ” Mozaik gurë natyralë. 6m². (veper parietale)


PARCHITELLO (BA): “ VAJZAT NE LUMË ” Mozaik parietal me gurë
natyralë 200×150 cm.


QUASANO (BA) : “ ISABELLA D’ITALIA ” Mozaik pavimental, realizuar
për firmën pugliese më të njëjtin emër. 9m².


QUASANO (BA) : Kisha “ MADONNA DEGLI ANGELI ” , Mozaik gurë
natyralë 24m² .


BITRITTO (BA) : “ PADRE PIO ” Mozaik monumental 240×170 cm, gur
natyralë


ADELFIA ( BA) : 2 Mozaikë parietal me dimensionin 3m² .


TORITTO ( BA) : “ STEMA E BASHKISË ” Mozaik pavimental me gure
natyralë 4m² .


TORITTO ( BA) : Monumenti “ NËNË TEREZA ” Mozaik parietal me
zmalt venezian. Ndodhet në sheshin me të njëjtin emër në Toritto.


TORITTO ( BA) : “ SOLO MARE TRA DI NOI ” Mozaik monumetal
parjetal me gurë 6m², ndodhet në sheshin Aldo Moro, Toritto


TORITTO ( BA) : “ VIA CRUCIS” (Kisha san Nicola) 14 mozaikë parietal
me gurë natyralë 14m².


GRUMO (BA) : Mozaiku “BERSAGLIERI” vepër publike monumentale
parietale me zmalt venecian dim. 12m², ndodhet ne sheshin kryesor te qytetit Grumo Appula (BA).


TORITTO ( BA) : “ NATYRA ” Mozaik parietal, PALAZZO STELLA.


BINETTO (BA) : STEMA e qytetit , mozaik parietal.


PIZA : “ EROI” Mozaik monumental parjetal ne zmalt dhe gurë natyralë.
Gjendet në Bazen e Zjarrëfikësve në Piza. dim 10m².


BARI : “ PUGLIA” Mozaik monumental me zmalt venezian dim. 20m².
Ndodhet ne fasaden e pavjonit REGIONE PUGLIA Fiera Del Levante.

ACQUAVIVA (BA) : “ MADONNA DELLA PALESTINA ” Mozaik ne
zmalt. Ndodhet ne Katedralen e Akuavivës.


TIRANE : “ SEDE DELLA REGIONE PUGLIA ” në Shqipëri, Tiranë “
SOLO MARE TRA DI NOI ” Mozaik konvencional monumental. Vepra
prezanton vëllazërimin midis dy shteteve: Shqipërisë dhe Italisë.


Veprat e lartë përmëndura janë realizuar kryesisht me teknikën e mozaikut.
Aktiviteti artistik përfshin një numër te madh veprash të teknikave të ndryshme të papërmëndura më lart, ne pikturën e kavaletit, afreskut, skulpturës, grafikë,pllakatit etj… Të vendosura në vënde të ndryshme publike e private në Shqipëri, Itali, Jugosllavi, Greqi etj…

Që nga viti 1979 – 1990 është pjesmarrës në të gjitha ekspozitat kombëtare të artit figurativ në Shqipëri.


Ka ilustruar nje sërë librash për të rritur e për fëmijë në Shqiperi.


Ka restauruar disa monumente të rëndësishme si mozaikët e Apollonisë,
mozaiket e Linit etj….


Ka marrë pjesë dy herë në Fiera del Levante ne Itali, (me ekspozita personale) ku ka përfaqësuar Shqiperin me veprat e tij.


Në Itali ka hapur disa ekspozita personale me teknika të ndryshme të artit.


Të gjitha ekspozitat personale dhe aktivitetet artistike ne Itali, kane qënë të
titulluara “SOLO MARE TRA DI NOI”
(konsideruar ky titull nga autori si mesazh për miqësinë midis dy vëndeve)


Në inaugurimet e veprave publike, kanë qënë prezente Flamuri Kombetar dhe autoritetet e Konsullatës Shqiptare në Itali dhe në të gjitha raste është
interpretuar Himni kombëtar Shqiptar.

CMIME – TITUJ

1978CMIMI I PARË KONKURS KOMBËTAR

( MOZAIKU FESTA E GRURIT), HOTEL TIRANA.


1982 CMIMI I PARË PËR KONKURS KOMBËTAR ( MOZAIKU
SHQIPËRIA ) NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR.


1983URDHËRI “ NAIM FRASHËRI ” I kl. të II.


1989URDHËRI “ NAIM FRASHËRI ” I kl. të I.


2013“ QYTETAR NDERI “ Në Itali (Toritto)


1981 – 1990

KA QËNË I NGARKUAR ME KËTO DETYRA

1MËSUES VIZATIMI E PIKTURE NË LICEUN ARTISTIK “ J. MISJA” TIRANË.


2RESTAURATOR NE SEKTORIN E ARTIT PRANË INSTITUTIT TË
MONUMENTEVE NE TIRANE.


3ANËTAR I JURISË NË GALERINË KOMBËTARE TË ARTEVE FIGURATIVE NË TIRANË


4ANËTAR I JURISË PËR ARTET E APLIKUARA PRANË LIDHJES SË
SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE TE SHQIPËRISË.


5ANËTAR I KOMISIONIT SHTETËROR NE AKTIVITETE ARTISTIKE
KOMBËTARE .


6 PËRGJEGJES I ATELIESË SË PIKTURES MONUMENTALE NE QËNDRËN E REALIZIMIT TË VEPRAVE TË ARTIT (Q.R.V.A) TIRANË.


7ANËTAR I KOMISIONIT PËR ZBUKURIMIN E TIRANËS ( ne komitetin ekzekutiv të Tiranes)


8ASISTENT PEDAGOG PËR NEOLAUREATI NË AKADEMINË E ARTEVE TË BUKURA TIRANË.


9 – ANËTAR I A.I.M.C ( SHOQATA INTERNAZIONALE E MOZAICISTËVE)

STUDIO NEBIMOSAICI

© Nebimosaici Grafica By E.Kallmi Tutti i Diritti Riservati Up